KMR

Video/ Historia e pazakontë e dy fëmijëve, barinj buallicash në Divjakë

190 buallicat e vetme në Shqipëri ndodhen në Divjakë dhe ruhen e kulloten nga dy fëmijë. Ata e nisën këtë punë për të fituar të ardhura të cilat do u shërbejnë me fillimin e vitit shkollor.

Dy djemtë 14- vjeçare janë përgjegjës për ruajtjen e 190 krerëve, të cilët i kullosin nëpër tokat e kripura të pyllit aty pranë. Sapo kanë mbaruar klasën e 8-të, dhe duhet të punojnë që të blejnë libra dhe rroba për sezonin e ri shkollor.



Diamant Sula dhe Mateo Karaj janë nga Kryekuqi, një fshat një orë larg Divjakës. Ngrihen çdo mëngjes në orën 05:00 dhe punën e lënë kur fillon errësira.

Diamant Sula shprehet: “Unë vij në 6 këtu dhe në orën 10 të drekës i mbyllim, i çojmë në 3 të pasdites deri në 7-7:30 dhe 8:00 që i çojmë në shtëpi”.

Me të ardhurat që do mbledhësh ca do i shpenzosh?

Mateo Karaj: “Për shkollën”.

Në ç’ klasë hidhesh?

Mateo Karaj: “Në të nëntën, minimaturant”.

Kur u treguan prindërve se do merreshin tre muaj me ruajtjen e buallicave, frika me e madhe e familjes ishte jeta e tyre. Këto kafshë duhen shëtitur nëpër hapësira të mëdha, ku rreziku është i pashmangshëm.

“Fillimisht reaguam keq se kanë nam të keq si vrasëse”, tha i mituri.

Gazetarja: Janë të rrezikshme për ju?

“Vetëm kur ke veshje të kuqe të ndjekin me vrap”.

Dy 14- vjeçarët e kanë punën e parë që bëjnë në jetën e tyre, kujdesin për tufat e buallicave. Për ta momentet më të bukura janë kur të vegjëlit bashkohen me nënat për të pirë qumështin.

Buallicat janë specie autoktone e zonës së Divjakës. Pas viteve ‘90 rrezikonin zhdukjen. Por falë një çifti të moshuarish ato u shpëtuan. Dhe nga 30 krerë sot numërohen 190. Buallicat njihen dhe vlerësohen në të gjithë botën veçanërisht për qumështin dhe djathin e bardhë./abcnews.al/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas