Kronika

Video/ Grinden për turnet, shqiptari masakron me levë shefin e tij

Ka degjeneruar në një përleshje te vërtetë, sherri për turnet e punës në një fonderi në Itali. Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në një ndërmarrje në Cotignola dhe ka për protagonistë dy shqiptarë, njëri prej të cilëve i është sulur me një shufër hekuri shefit të tij duke e bërë për spital.

Sherri nisi pas një debati për turnet mes shefit të ndërmarrjes, një marokeni 36 vjeçar dhe një shqiptari, punëtor në ndërmarrje, 42 vjeç.



Në këtë moment, ka ndërhyrë një tjetër punëtor shqiptar, i cili i ka shkruar në ndihmë bashkëatdhëtarit të tij.

Ai ka rrëmbyer një tub hekuri dhe e ka goditur duke e lënë të shtrirë përtokë.

Në vendngjarje erdhi urgjenca, ndërkohë që shefi u transportua me helikopter dhe duhet ti nënshtrohet ndërhyrjes.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas