KMR

Video / Gjesti i shitësit ndaj të riut autik prek familjarët, i ndryshojnë jetën





               Publikuar në : 19:16 - 03/08/18 |
mapo.al

Kur Jordan Taylor po rregullonte disa mallra në supermarketin në të cilin punon çdo ditë, u ndesh me një të ri autik i cili iu afrua. Sapo e pa Jack u hipnotizua nga puna e Jordan. Ky i fundit e ftoi ta ndihmonte.Të dy punuan së bashku për më shumë se gjysmë ore, ndërsa babai i djalit ishte duke filmuar ngjarjen.


“Unë jam duke dëshmuar një mrekulli, ju mund ta dëgjoni atë”, deklaroi Babai i Jack.

Familja e djalit të sëmurë me autizëm mbetën të befasuar nga disponueshmëria e nëpunësit të ri.

“Ne të gjithë e dimë se autizmi mund t’i bëjë shumë të komplikuara edhe gjërat më të thjeshta madje edhe shkuarja në supermarket është një sfidë e vërtetë. Ky djalë kaloi kohë me vëllain tim, ai mund të gjente justifikime ose ta injoronte, por nuk e bëri. Ai më rrëfeu se e do matematikën dhe do të donte të bëhej mësues një ditë”, tha Delaney Edwards Alwosaibi, motra e Jack.

E prekur nga gjesti ajo nisi një fushatë në rrjetet sociale për ti mundësuar studimet Jordanit dhe arriti të mbledhë mbi 30 mijë dollarë në pak ditë. Jordan i emocionuar rrëfen se as që e imagjinonte se diçka e tillë do të ndodhte.

“Unë e pashë që ai ishte i lumtur, prandaj e ftova të me ndihmonte. Lumturohem nëse arrij të bëj dikë të lumtur. Nuk e bëra për vëmendje. Kështu jam, më pëlqen të ndihmoj të tjerët”, nënvizoi Jordan Taylor, punonjësi i supermarketit.


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas