Bota, Kryesore

Video/ ‘Gëzuar Kurban Bajramin’ me 11 raketa… goditet Pallati Presidencial gjatë faljes së namazit

Të paktën 12 raketa janë hedhur në Kabul mëngjesin e kesaj te marte. Disa prej raketave kanë synuar Pallatin Presidencial dhe zonën diplomatike në kryeqytetin e Afganistanit.

Sulmi erdhi ndërsa presidenti Ashraf Ghani po fliste në ceremoninë e faljes së Bajramit.



Zyrtarët afganë thanë se luftimet shpërthyen midis forcave të sigurisë dhe grupeve të armatosura në lagjen e vjetër të qytetit, dhe flitet për të paktën 2 të plagosur.

“Këtë mëngjes një grup terroristësh hypën në një ndërtesë në Reka Khana dhe qëlluan disa raketa drejt Kabulit,”-tha Najib Danishm, një zëdhënës për ministrinë e brendshme, për agjencinë e lajmeve AFP.

Tym dhe helikopterë shihen pranë xhamisë së Eidgah. Ndërsa trupat ushtarakë kanë siguruar zonën e shënjestruar, ende nuk ishte e qartë se kush i hodhi raketat ose nëse kishte pasur ndonjë viktimë.

Presidenti Ashraf Ghani po fliste drejtpërdrejt në televizion për të festuar Kurban Bajramin kur u dëgjuan shpërthime, disa prej tyre pranë pallatit presidencial.

Sulmi vjen pasi talebanët refuzuan ofertën e armëpushimit nga qeveria afgane të hënën (20 gusht), duke thënë se ata do të vazhdonin me sulmet e tyre. Të hënën, talebanët sulmuan tre autobusë që mbanin rreth 200 udhëtarë dhe i rrëmbyen. Agjencia e lajmeve Reuters raportoi se 160 prej tyre u liruan më vonë, ndërsa të paktën 20 mbetën robër.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas