Media

Video/ Gazetaren e kërcënojnë me armë në transmetim LIVE, grabitësit i marrin kamerën 15 mijë USD

Ky është momenti shokues kur një gazetare televizioni australiane u ndalua nga grabitësit e maskuar të cilët, vodhën një kamera që kushtonte 15 mijë paund rrugëve të Londrës.

Gazetarja dhe kameramani sapo kishin zhvilluar një lidhje direkte me studion televizive në lidhje me familjen mbretërore, kur u sulmuan nga grabitësit.



Reporterja Laurel Irving dhe kameramani Jimmy Cannon ndodheshin në Islington, dhe po raportonin për emisionin e mëngjesit të Channel 7 kur dy të maskuar i sulmuan.

Madje njëri prej tyre i drejtoi edhe armën kameramanit duke e bërë të dorëzojë kamerën 15 mijë dollarëshe. Dy grabitësit u larguan më pas me biçikletë.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas