Bota

Video/ Gardianët lidhin dhe masakrojnë lakuriq të burgosurin






               Publikuar në : 17:53 - 30/07/18 |
mapo.al

Pamjet shokuese vijnë nga një burg në qytetin rus Jarosllav, 270 km nga Moska. I burgosuri Jevgjeni Makarov mbahet me forcë nga disa roje të burgut, ndërsa të tjerët e godasin me radhë.


Goditjet e forta lënë pa ndjenja të dënuarin, por rojet e përmendin duke i hedhur ujë të ftohtë në kokë.

Jevgjeni denoncoi torturën që vuajti, por hetuesit dolën në përfundimin se ndaj tij ishte ushtruar dhunë e pranueshme. Publikimi i pamjeve të torturës çnjerëzore ngjalli reagim në opinionin publik në Rusi.

Tre nga agjentët që torturuan të riun dolën përpara gjykatësit dhe u dënuan për dhunë në masë ndaj të burgosurit. Ky nuk është rasti i parë që denoncohet dhunë ndaj të dënuarve në burgjet ruse.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas