Kronika, Kryesore

Video: Gara të paligjshme në Tiranë, policia në aksion

“Shqiponjat” dhe Rrugorja kanë zhvilluar natën kontroll në zonën e Unazës së Madhe, pas ankesave te shumta të banorëve për zhurmë të madhe dhe frikë nga shpejtësia tej normave të lejuara të mjeteve që qarkullojnë, shpesh edhe duke bërë gara shpejtësie mes tyre.

Njoftimi i policise



Duke marre shkase nga shqetesimet e shumta te banoreve te unazes se madhe per zhurmat e mjeteve qe tejkalojne limitet e shpejtesise duke bere gara me shpejtesi ne oret e vona te nates si dhe rrezikun potencial qe paraqesin keta drejtues mjetesh per sigurine rrugore, u organizuan sherbime te perbashketa kontrolli nga Forca “Shqiponja” dhe Policia Rrugore e kryeqytetit me objekt kontrolli garat me shpejtesi, perdorimi i alkoolit, xhamat e erret, posedimi i lendeve narkotike dhe sende te tjera te paligjshme.

Nga kontrollet e ushtruara deri ne keto momente jane konstatuar dhe ndeshkuar 4 drejtues mjetesh per drejtim mjetin nen efektin e alkoolit, 6 drejtues mjetesh per mosrregullim shpejtesie apo gara me shpejtesi si dhe 3 drejtues mjetesh per xhama te erret.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas