Kryesore, Rusi 2018, Sport

Video/ Fitore bindëse e Kolumbisë, Polonia i thotë “mirupafshim” Botërorit

Kolumbia mposhti Poloninë me rezultatin 3-0 në ndeshjen e dytë të grupit duke marrë kështu 3 pikët e para në këtë Botëror.

Ishte mbrojtësi i Barcelonës, Santi Mina, i cili në minutën e 40-të kaloi në avantazh skuadrën e Pekerman. Në pjesën e dytë, kolumbianët nuk u kënaqën me avantazhin e një goli, teksa shënuan edhe 2 herë të tjera me Falkao dhe Kuadrado.



Kjo ishte humbja e dytë për Poloninë e cila i thotë “mirupafshim” Kupës së Botës, ndërkohë që Kolumbia ngjitet në kuotën e 3 pikëve. Në ndeshjet e fundit të Grupit H, Senegali do të ndeshet me Kolumbinë, ndërsa Polonia me Japoninë.

POLONI-KOLUMBI 0-3

Mina 40′, Falkao 69′, Kuadrado 75′



Polania: Shezni, Pizçek, Bednarek, Pazdan, Berezynski, Goralski Kriçoviak, Rybus, Zielinski, Kounacki, Levandovski

Kolombia: Ospina, Arias, D. Sanchez, Mina, Mojica, Aguilar (Uribe 32′), Barrios, Kuadrado, Hames Rodriguez, Kuintero, Falkao

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas