Kryesore, Rusi 2018, Sport

Video: FIFA shpall golin më të bukur të Botërorit, ja cili është

Është goli i Benjamin Pavard, i shënuar në sfidën e 1/8-ave mes Francës dhe Argjentinës, ai i zgjedhuri si më i bukuri i Botërorit “Rusi 2018”.

Federata Ndërkombëtare e Futbollit publikoi në faqen e saj të internetit rezultatin e votimeve të bëra nga tifozët për finalizimin më spektakolar dhe më i preferuari rezultoi te ishte pikërisht ai i mbrojtësit francez në ndeshjen me Argjentinën në momentin që barazoi shifrat në 2-2.

Në sondazhin e hapur në fifa.com votuan tre milionë persona, pjesa më e madhe e të cilëve zgjodhën golin e Pavard si më të bukurin.



Menjëherë pas francezit, në vendin e dytë ishte goli i Kuinteros në sfidën mes Kolumbisë e Japonisë, ndërkohë që podiumin e plotëson Luka Modriç me golin që shënoi në ndeshjen mes Kroacisë dhe Argjentinës./TCH

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas