Media

Video/ Fidel Ylli flet për familjen: Si u larguam në ’97 me Lotarinë Amerikane

Jemi mësuar ta shikojmë gjithnjë në panelet televizive teksa flet për aktualitetin politik. Por sot politikani Fidel Ylli ka dhënë një intervistë ndryshe. I ftuar në studion e “Rudina” në “Tv Klan”, Ylli tregoi më tepër rreth jetës private dhe familjes.

Ai është i martuar me Anitën dhe ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë, Deivi dhe Pegi, të cilët prej shumë vitesh jetojnë në SHBA. Politikani tregoi se në ’97 gruaja e tij aplikoi për Lotarinë Amerikane prej së cilës morën një përgjigje pozitive dhe për “hir të fëmijëve”, siç thotë vetë Ylli, u larguan nga Shqipëria.



Sot, ai jeton me nënën e tij dhe shkon shpesh në Amerikë për të takuar familjen.

 “Gruaja ime ka mbaruar ekonomikun dhe dikur punonte në Bankën e Shqipërisë. Në ’97 siç bëjnë gratë nëpër zyra, bën kërkesën për llotari dhe na vjen përgjigja pozitive.
Unë nuk kisha dëshirë që të largohesha sepse isha shumë i lidhur me prindërit e mi dhe arsyeja tjetër ishte se sapo kisha ngritur biznesin tim. Unë përveç barit kisha hapur me miqtë e mi firmën e ndërtimit. Dhe në atë periudhë unë duhet t’i lija të gjitha dhe të shkoja në Amerikë.

Ishte e pamundur dhe bëmë një kompromis me bashkëshorten dhe për hatër të fëmijëve shkuam. Unë isha me mendje që nuk do të rrija atje dhe unë mbeta në ajër, çdo tre javë shkoj në Amerikë.

Vajza, Pegi tani është në master, djali Deivi është në vit të tretë dhe nusja ime po bën të gjitha dokumentet për t’u kthyer në Shqipëri. Periudhën e rinisë që kaluam larg, të paktën ta kompesojmë në pleqëri. Fëmijët flasin shqip dhe e shkruajnë, por ata janë të rritur dhe vendosin vetë, nuk mund t’u them të kthehen në Shqipëri”,- tha deputeti Fidel Ylli./tvklan/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas