ShowBiz

Video / Fero publikon këngën e re me skena të nxehta, fansat “e masakrojnë” keq

Fero është një nga reperat më “IN” të momentit dhe këngët e tij të fundit po rezultojnë shumë të suksesshme. Para pak javësh solli “S’ka konkurrencë” me Rinën, ndërkohë që ditën e sotme ka publikuar një tjetër bashkëpunim me Sparks, nën titullin “Mamacita”. Me skena të nxehta, femra dhe me ritme verore, Fero sjell projektin që ai e cilësoi si hitin e verës.

Kjo këngë ishte parashikuar të publikohej ditën e djeshme, por Fero e shtyu me një ditë për faktin se dje filloi Ramazani. Mirëpo kjo nuk u pëlqeu aspak ndjekësve të tij, të cilët e kanë ofenduar në komente, duke i kujtuar që Ramazani është 30 ditë dhe jo vetëm 1 ditë, ndërkohë që në postimin e fundit në Instagram ata i janë kundërvënë duke i thënë “pse publikon këngë të tilla në Ramazan”.



Do reagojë Fero vallë?

 

<
>
fera feroman
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas