Aktualitet

Video/ Erdogan bën udhëtimin e parë nga aeroporti më i ri i Stambollit

Ka qene vetë Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, personi i parë që ka fluturuar në aeroportin më të ri të Stambollit. Erdogan ka udhëtuar pranë pilotëve gjatë fluturimit në aeroportin me përmasa gjigante të Stambollit.

Erdogan ka njoftuar se aeroporti do të hapet zyrtarisht me datë 29 tetor të këtij viti.



Per përfundimin e aeroportit janë dashur 42 muaj kohë dhe ai do t’u shërbejë 90 milionë pasagjerëve në vit. Gjithashtu do të bëhen rreth 3500 ngritje e ulje të aeroplanëve në vit.

Aeroporti ka një siperfaqe 100.000 m2, hapësirë parkingu prej 25 mijë metrash, 143 shtëpi akomodimi, sistem bagazhi prej 42 kilometrash dhe një kapacitet ngarkesash për rreth 5,5 milionë tonë mallra.

Ky aeroport do të krijojë më shumë se 225,000 vende pune.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas