Bota

Video/ Edukatorja rreh me shapka fëmijën në çerdhe






               Publikuar në : 18:20 - 19/04/18 |
mapo.al

Pantofla të përplasura në fytyrë, fyerje, keqtrajtime, dënime në “dhomën e errët” dhe të qarash vogëlushësh. Kjo është situata në një çerdhe në Varese të Italisë. Kanë qenë kamerat e sigurisë ato që kanë nxjerrë në pah të gjithë situatën e tmerrshme që ndodhte prej kohësh në çerdhen me fëmijë të cilët janë nga 6 muajsh deri në 5 vjeç, raportojnë mediat italiane.


 Hetimet nisën, pasi tre prindër të fëmijëve kishin vënë re shenja dhune tek vogëlushët e tyre, si dhe sjellje të dyshimtë.

Policia ka siguruar plot 45 episode ku duket qartë dhuna e ushtruar nga edukatoret, të cilat kanë përfunduar në pranga e karabinierëve. Ky skandal kaq çuar edhe në mbylljen e çerdhes.


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas