Kryesore, Politika

Video e rrugës spektakolare në Shqipëri: Rama po fiksohet si paraardhësi Berisha

Kryeministri Edi Rama po imiton paraardhësin e tij, Sali Berisha, duke u fiksuar pas rrugëve, edhe pse dikur ishte shprehur kundër politikës së Sali Berishës. Thuajse çdo ditë ai publikon pamje nga akset rrugore, projekte ose realitet. Të premten ai ka publikuar në faqen e tij të “Facebook”-ut pamje nga rruga e re Korçë-Ersekë. Rama theksoi se ky aks është ndërtuar me standarde europiane. Ndër të tjera ai pohoi se vitin ardhshëm do të fillojë ndërtimi i pjesës tjetër të rrugës.

“MIRËMËNGJES
dhe me këto pamje nga 17.6 km e para të përfunduara të rrugës Korçë-Ersekë, me standarde europiane dhe e plotësuar në pjesën urbane të saj me korsinë e biçikletave, pemët dekorative, ndriçimin rrugor e trotuaret, si edhe duke zgjidhur përfundimisht përmes zgjerimit me 3 korsi kalimin në pjesën e saj më të vështirë gjatë dimrit, ju uroj një ditë të mbarë. Vitin e ardhshëm do të fillojë dhe ndërtimi i pjesës tjetër për të çuar deri në fund këtë projekt të rëndësishëm për ekonominë dhe mirëqenien e tërë zonës.



Aksi i ndërtuar ka një gjatësi 17.6 kilometër dhe është një rrugë e kategorisë “C1”. Me kërkesën e Bashkisë Korçë projekti ka pësuar ndryshime gjatë zbatimit të tij ndërsa në zonën urbane rreth 2 kilometër është plotësuar edhe me korsinë e biçikletave, pemët dekorative, ndriçimin rrugor, trotuaret.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas