Kryesore, Politika

Video e re/ Nuk ka asnjë dyshim! Polici godet në kokë gazetarin Bledi Kasmi

Tani nuk ka asnjë dyshim se Bledi Kasmi u qëllua nga policia në kokë, ndërsa ishte duke shtyrë rrjetën metalike bashkë me protestuesit e tjerë.

Duket se kasmi ka qenë më aktiv se protestuesit e tjerë dhe një polic që qëndronte disa rreshta më larg ka zgjatur shkopin e gomës duke e qëlluar në kokë.



Fillimisht u tha se Kasmi ishte goditur nga një gur që i erdhi nga pas, por kjo rezultoi e pavërtetë.

Video më poshtë nuk lë vend për interpretime, pasi duket qartë se Kasmi është goditur nga forcat speciale.

Partia Demokratike ka publikuar një video nga protesta e sotme e opozitës, ku shihet se si goditet në kokë kryeredaktori i gazetës ‘Rilindja Demokratike’, Bledi Kasmi.

Në pamjet në fjalë shihet se si Kasmi, goditet me shkop gome nga një prej efektivëve të FNSH-së, teksa qëndron pas gardhit me tela që është vendosur aty për shkak të punimeve në shesh.

Ngjarja në fjalë u regjistrua tek ministria e Brendshme, ku protestuesit tentuan që të hiqnin edhe gardhin e policisë, ndërsa nuk munguan konfrontimet mes tyre.

Vet kryeredaktori i RD, Kasmi tha se u dhunuar nga policia gjatë protestës. Duke folur nga ambientet e spitalit të Traumës, aty ku u vizitua edhe nga Lulzim Basha, Kasmi pohoi se u godit me shkop gome në kokë nga policia dhe se ai po bënte vetëm detyrën. Mes të tjerash ai deklaroi se kishte 10 qepje në kokë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas