Kryesore, Media

Video: E pyesin për aferën seksuale me Klinton, Monika Levinski braktis intervistën

Monika Levinski braktisi një intervistë në Izrael pasi e pyetën nëse priste një ndjesë personale nga ish-presidenti amerikan, Bill Klinton.

Levinski ishte ftuar në Izrael për të folur për bulizmin kibernetik.



Pas fjalimit, ajo u ul për një intervistë me gazetaren e njohur, Jonit Levi.

Por kur ajo e pyeti nëse pret një ndjesë personale nga Bill Klinton, Levinski nuk duroi dhe braktisi intervistën.

Më herët në qershor, Klinton ishte shprehur se nuk kishte në plan që të kërkonte ndjesë personal ndaj Levinskit.

Kjo e fundit ka deklaruar disa herë se pyetjet dhe ngacmimet për historinë me Klintonin ia kanë bërë jetën një ferr.

Kur ishte stazhiere në Shtëpinë e Bardhë, Levinski pati një marrëdhënie seksuale me kreun e shtetit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas