Kryesore

Video/ E nxorri nga komisioni, gazetarja ironizon Erjon Braçen: Dërgoje audion për ekspertizë te agjencia e kryetarit

Gazetarja Esiona Konomi ka reaguar me ironi kundër kryetarit të Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, pas vendimit të këtij të fundit për ta nxjerrë jashtë nga salla. Braçe largoi gazetaren duke e akuzuar për mungesë etike.

Konomi mohon të ketë shkelur etikën dhe i sugjeron me ironi Braçes që audion e komisionit ta dërgojë për eksperizë te agjencia e specializuar ku kryeministri Edi Rama dërgoi materialin e Agron Xhafajt.



Reagimi:

 Meqë unë paskam qeshur sot në Komisionin e Ekonomisë, në mbështetje të një batute të koleges sime, Marsela Karapanço, dhe për këtë mora dënimin kapital të nxjerrjes jashtë komisionit në mënyrë demonstrative, deklaroj se nuk kam qeshur… 🙂

Por i sugjeroj kryetarit të këtij komisioni, ta dërgojë audion e komisionit për ekspertizë tek agjencia e specializuar ku kryetari i partisë së tij dërgoi të hënën e shkuar materialin e “Agronit”, për të marrë me shpejtësi përgjigjen nëse qesha apo jo…

Pastaj të mbledhim Byronë e Kuvendit, të analizojë përgjigjen dhe të vendosë nëse buzëqeshja ime meriton dhe ndëshkim më të lartë, siç mund të jetë “ndalimi i hyrjes sime në Komisionin e Ekonomisë”, sikundërse sot “urdhëroi” zoti Braçe. 🙂

P.S. Deklaroj se pas kësaj ngjarjeje edhe kam qarë në korridoret e Kuvendit… Mbase meritoj dënim edhe për këtè.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas