Kryesore, Sport

Video / E njeh e gjithë bota për rastin që humbi, tani objektiv i Tiranës

Tirana është në kërkim të një sulmuesi dhe emri më i fundit që ka dalë në skenë është ai i Salim Cisse shkruan “Sport Ekspres”. Bardheblutë po punojnë për ta afruar në ekip sulmuesin nga Guinea, për ta kompletuar repartin ofensiv. Aktualisht në ekip janë Yunus Sentamu, Michael Ngoo, Bedri Greca dhe të rinjtë Halili, Muçi e Bardhi. Gjithsesi kërkohet një lojtar që të sigurojë gola në Superiore, ndërkohë që edhe konkurrenca është e rëndësishme në ekip.



KARRIERA E CISSE – Sulmuesi nga Guinea është 25 vjeç. Ai zotëron edhe pasaportën franceze. Në vitin 2012 kaloi nga Arezzo tek Academica Coimbra në Portugali dhe bëri një sezon të mirë. Cisse arriti të shënojë gjashtë gola dhe u aktivizua rregullisht. Ishte në moshë të re dhe menjëherë ra në sytë e Sporting, që e bleu atë për 300 mijë euro, por nuk debutoi asnjëherë në elitën e futbollit portugez më këtë klub, pasi u huazua në klube të ndryshme. Sporting e aktivizoi me ekipin e dytë, ndërkohë që në Portugali ka luajtur edhe me Arouca, Vitoria Setubal dhe Olhanense.

Pas një sezoni të mirë me këta të fundit, Cisse kaloi në Rumani te Poli Iasi, ku ishte shok skuadre me Kamer Qakën. Aty është aktivizuar deri në shkurt dhe ka shënuar vetëm një gol në 11 ndeshje. Katër herë ai e ka nisur nga minuta e parë. Gjithashtu ka luajtur dy ndeshje në Kupë dhe ka realizuar një gol. Një rast i humbur në një ndeshje kundër FCSB e bëri të njohur sulmuesin në të gjithë botën, ndërkohë që duket e ka mbyllur me rumunët dhe Shqipëria mund të jetë destinacioni i ri për sulmuesin. /EDS/

PasPara

1 koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas