KMR

Video e jashtëzakonshme/ Nëna ‘vetësakrifikohet’ të mbrojë fëmijën e saj nga sulmi brutal i qenve




               Publikuar në : 21:04 - 17/09/18 |
mapo.al

Djali ishte duke luajtur në oborr, ndërsa kafshët i ishin sulur pas për ta sulmuar. Nëna e tij arrin në kohë për ta kapur djalin në dorë, por që qentë e ndjekin nga pas.


Duke tentuar ta hapë derën ajo ishte bërë si mburojë për djalin e vogël, i cili po sulmohej vazhdimisht nga njëri prej qenve.

Fatmirësisht ata ishin shpëtuar nga fqinjët e tyre, të cilët më pas kishin telefonuar policinë dhe qendrën për mirëmbajtjen e kafshëve.

Gruaja ka shpëtuar pa lëndime, kurse 2-vjeçari i është nënshtruar një operacioni plastik në fytyrë, si dhe ka pasur qepje të shumta nëpër trup.

Policia ka treguar se dy qentë kanë qenë pronë e një shtëpie në afërsi të vendit të ngjarjes.

*Kujdes, mund të përmbajë pamje të ndjeshme për disa shikues!


Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas