Kryesore, Sport

Video e golit të çmendur të Shaqirit, Klopp: Kjo nuk është normale

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, tha se debutimi i Xherdan Shaqirit ishte “jo normal”, pasi nënshkrimi i ri i tij shënoi një gol mahnitës me “biçikletë”, në fitoren 4-1 ndaj Manchester United.

Shaqiri vulosi rezultatin në mënyrë të mahnitshme në Michigan, ku Liverpool e përfundoi fushatën e vet në “International Champions Cup” me një fitore bindëse të shtunën.



Duke reflektuar mbi golin me roveshiatë të Shaqirit, me kurriz nga porta, Klopp u tha gazetarëve: “Ishte e qartë, kjo nuk është normale, pas katër ditësh në klub. Ai u përshtat mjaft mirë me stilin tonë të lojës. Ne dëshirojmë ta ndihmojmë atë pak me pozicionin, kështu që nuk është shumë e komplikuar.

I kam dhënë shumë liri, luan natyrshëm, plus që tërhiqet dhe na ndihmon mbrapa. Ishte më mirë se unë do të kisha pritur, të jem i sinqertë. Shaqiri, në momentin që nënshkroi, donte të bashkohej menjëherë me Liverpool dhe të stërvitej me ne.

Ishte një javë pasi mbaroi Kampionatin Botëror, kështu që i thashë: Jo, jo, jo. Ai u kthye pak ditë më parë dhe ishte shumë i emocionuar. Për të është një moment shumë i mirë në karrierë, pas një eksperience reale te Bayern Munich, Stoke dhe Inter”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas