Kronika

Video: Drogë në Tiranë e Përmet, pesë të arrestuar

Policia ka sekuestruar kanabis sativa në dy operacione policore në Tiranë e Përmet, duke vënë në pranga pesë persona.



Në Tapizë të Tiranës është arrestuar 19-vjeçari nga Kosova, Astrit Voca, të cilit i janë sekuestruar 4.1 kg kanabis sativa, si dhe kishte një kartë identiteti të falsifikuar.

Si bashkëpunëtorë të tij janë arrestuar dhe dy kosovarë të tjerë, Burim B., 34 vjeç dhe Shkurti S., 23 vjeç. Këta dy të fundit kishin marrë me qera një automjet të markës Volksëagen, me targa të Kosovës dhe po ndiqnin Astrit Vocën, për t’i krijuar siguri gjatë kohës që do udhëtonte me autobus për në Kosovë.

Gjithashtu forcat policore të Tiranës arrestuan në flagrancë shtetasin Erald Beta, 30 vjeç. Nga kontrolli fizik iu gjet dhe sekuestrua 2.8 gramë lëndë e dyshuar Kokainë. Në banesë iu gjet edhe një armë zjarri pistoletë, Zaztava.

Ndërkohë në fshatin Panarit të Përmetit gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e Veis Pipës, u gjet një qese me kanabis.Ndërkohë që afër shtëpisë së tij, në vendin e quajtur “Përroi i Gropëzit” u gjetën të hedhura 4 thasë plastmasi ku rezultoi të kishte 30 kg kanabis.
Në Përmet, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë policore nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Veis Pipa, në fshatin Panarit, u gjet një qese me lëndë të dyshuar Cannabis Sativa. Në afërsi të banesës, në vendin e quajtur “Përroi i Gropëzit” u gjetën të hedhura në një ambient të hapur 4 thasë plastmasi, me ngjyrë të zezë brenda të cilëve kishte cannabis.Policia vuri në pranga 33-vjeçarin Pipa.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas