Bota, Kryesore

Video dramatike: Punonjësi i aeroportit rrëmben avionin, përplaset pas ndjekjes

Një ngjarje e rëndë u shënua në një aeroport amerikan, kur një ish-punonjës me probleme mendore rrëmbeu një avion në aeroportin e Siatëllit.

Ai u përplas në një ishull rreth 25 milje më tutje pasi avionët luftarakë F-15 u vunë në ndjekje.



Policia tha se bëhet fjalë për një 29-vjeçar me qëllime vetëvrasëse.

Avioni që rrëmbeu ishte bosh. Bëhet fjalë për një avion të Horizon Air me 76 vende.

Emri i viktimës nuk është bërë i ditur, por policia tha se është një mekanik që njihej nga autoritetet e aeroportit.

Gjatë komunikimit me kullën, ata i referohen atij si Rich. “Nuk do e rrëzoj avionin tani,” tha ai fillimisht.

Më pas tha se e dinte se rrezikonte të bënte burg përjetë. Incidenti shkaktoi kaos në fluturime.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas