Kronika

Video/ Digjet makina në Vlorë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme




               Publikuar në : 09:15 - 09/09/18 |
mapo.al

Një makinë tip ‘Benz’ është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin bregdetar të Vlorës.


Ngjarja ka ndodhur në lagjen ’28 Nëntori’, ndërsa mjeti tip ‘Benz’ me targa AA007EP ka qenë i parkuar poshtë një pallati. Mësohet se automjeti është në pronësi të një 27-vjeçari me iniciale R.B.

Menjëherë sapo është konstatuar zjarri, ekipet e zjarrfikëses kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë neutralizuar flakët, pavarësisht se mjeti ishte shkrumbuar pothuajse plotësisht.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes, por paraprakisht dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme. Pronari i mjetit ka thënë në polici se nuk ka konflikte me njeri.

 

 


Etiketa: , , , , ,

loading...

loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas