Kronika, Kryesore

Video/ Dalin pamjet e rrahjes së avokatit të njohur Ilia Ilia, nga dy persona në Durrës

Një ditë pas dhunës që u ushtrua ndaj avokatit të njohur në Durrës, Ilia Ilia, nga dy persona ende të paidentifikuar, dalin pamjet e dhunës të marra nga kamerat e sigurisë.

Në video shihet avokati në rrugë i shoqëruar nga një person pranë Prokurorisë së Durrësit.



Në këtë moment i afrohen dy dhunuesit, ku njeri prej tyre largon personin që shoqëronte avokatin dhe rikthehet bashkë me mikun e tij për ta dhunuar.

Ata e qëllojnë me grushte në kokë dhe në fytyrë, ndërsa avokati Ilia Ilia mundohet të mbrohet. Pas dhunës, dy agresorët, njëri me kapele blu dhe tjetri me një bluze të bardhë largohen me shpejtësi.

Në prononcimin e një dite më parë, avokati Ilia Ilia tha se dy agresorët që e dhunuan janë udhëzuar nga prokurori Arjan Ndoj.

“Prokurori Arjan Ndoji ka futur njerëz për të më dhunuar. Njerëzit e prokurorit Arjan Ndoji me sulmuan”,- ka thënë ai.

Dyshohet se avokati është dhunuar për shkak të detyrës, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

“Më datë 19.07.2018, rreth orës 10:45, në afërsi të Prokurorisë është goditur me sende të forta nga dy persona shtetasi I.I. me profesion avokat, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas