Foto të rralla të njeriut më të gjatë në botë janë zbuluar së fundmi në “Daily Mail”. Robert Wadlow (1918-1940 ) ishte i gjatë plot 2.7 metra.
Pamjet filmike që mendoheshin të humbura prej kohësh janë rishfaqur dhe tregojnë dallimin që Robert bënte nga të tjerët në fund të viteve ’30.
I lindur më 22 shkurt 1918, Robert Pershing Wadlow filloi të rritej shumë shpejt dhe nuk ndalej. Në moshën 8-vjeçare ai ishte 1.80 metra.
Robert u diagnostikua me hiperplasi, hormoni i rritjes.
Pavarësisht përmasave të tij, prindërit e Robertit u përpoqën ta bënin jetën e tij sa më normale.
<
►
>