Aktualitet

Ç’po ndodh në Berat? Në 24 orë arrestohen 4 shoferë dhe vihen 131 gjoba

Në kuadër të operacionit “Tispol-Korrik 2018” policia arreston Brenda 24 orëve 4 drejtues mjetesh.
Për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore duke u fokusuar në kontrolle të drejtimit të mjeteve pa leje drejtimi, mos vendosjen e rripit të sigurimit, si dhe kontrolleve të mjeteve që rezultojnë debitorë, policia rrugore e Beratit ka arrestuar brenda 24 orëve 4 drejtues mjetesh për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Të arrestuarit janë A.K, 33 vjeç, A.F, 29 vjeç, F.D, 28 vjeç, G.Zh, 42 vjeç, të cilët drejtonin mjetin të pa pajisur me leje drejtimi. Janë vendosur gjithsej 131 masa administrative, nga këto:• 29 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit,
• 31 masa për parakalim të gabuar,
• 24 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit,
•9 masa për mospërdorimin e, kaskave mbrojtëse
Ndërsa pjesa tjetër e masave administrative, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
• Janë ndaluar administrativisht 5 mjete, të cilat kanë rezultuar me detyrime administrative të pashlyera.



Policia Rrugore e Beratit bën me dije se do vijojë kontrollet e pandërprera, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave te sigurisë rrugore, ku apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të bashkëpunojnë duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor./Mapo.al/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas