ShowBiz

Video/ Bëri duet me Sonin, këngëtari spanjoll mahnitet nga Shqipëria

Këngëtari spanjoll, Jowell ka sjellë në treg projektin më të ri muzikor ‘El la intimidad’, ku ka ftuar për duet artisten shqiptare, Soni Malaj.

Një këngë ritmike ku Soni shfaqet ndryshe nga herët e tjera, gati për tregun ndërkombëtar.



Ndërkohë Jowell, në fillim të klipit nuk harron të përmendë Shqipërinë dhe përshtypjet e mira që i kanë mbetur nga ky vend.

“Jam në Shqipëri. Ti duhet të shohësh atë që po shoh unë tani mik. Male të mëdha, të gjitha të mbuluara me dëborë. Ti duhet të vish ta shohësh këtë.

Ka shumë histori, është shumë shtet i bukur. Hajde këtu që sot, është kaq bukur sa do ta adhurosh”,- thotë ai në skenën ku flet me një shok në celular.

Nuk dihet nëse Soni me Jowell do vazhdojnë bashkëpunimet, por ky do të jetë një nga sukseset e të dyve.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas