Aktualitet

Video/ Bënin ‘namin’ me vjedhje të banesave, shkatërrohet banda e shqiptarëve në Spanjë…

Policia spanjolle ka goditur një grup shqiptarësh të akuzuar për grabitje me dhunë në banesa në Barcelonë dhe Madrid, teksa banorët gjendeshin në to.

Sipas informacioneve të Policisë spanjolle, janë arrestuar katër shqiptare nga 24 deri në 33 vjeç me precedentë të mëparshëm në vepra të ngjashme kriminale.  Hetimi nisi në muajin maj, pasi më datë 20 u shënua një grabitje me armë zjarri në Madrid.



Gjatë ngjarjes, të pranishëm në banesë që ra pre e grabitjes nga grupi i shqiptarëve ishin pronarët dy fëmijët e çiftit dhe dy punonjës. Pronari i banesës mbeti i plagosur. Në pak minuta autorët morën para, bizhuteri, ora dhe dy armë zjarri. Rezultati i hetimit ishte identifikimi i disa prej autorëve që kryen grabitjen, të cilët akuzohet edhe për katër sulme të tjera në Madrid dhe Barcelonë.

Pas verifikimit të banesave që do grabisnin, autorët hynin në to duke thyer dritaret ose dyert dhe pasi futeshin brenda, si prioritet kishin vjedhjen e kasafortave, duke mos hezituar të përdornin edhe dhunën ndaj banorëve që ishin brenda. Shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur nga raportimet e mediave spanjolle, u arrestuan në Barcelonë dhe Santa Coloma de Gramenet.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas