Humor, Kryesore

Video bëhet virale: ‘Nuk jam gruaja e tij, jam kancelarja e Gjermanisë’

Kjo video po bën xhiron e rrjetit prej pak ditësh. Ajo tregon momentin e çuditshëm kur kancelarja gjermane, Angela Merkel i shpjegon një të moshuare franceze se ajo nuk është gruaja e presidentit francez, Emmanuel Macron.

Kancelarja dhe presidenti po takonin pensionistët gjatë përkujtimores për fundin e Luftës së Dytë Botërore. Një 101-vjeçare mendoi se Merkel ishte gruaja e Macron.



“Zoti Macron, nuk është e mundur, një grua e vogël si unë po shtrëngon duart me Presidentin e Republikës, kjo është fantastike,” tha e moshuara.

Më pas ajo u kthye nga zonja Merkel.

“Dhe ju jeni zonja Macron”.

Por Merkel tentoi ta sqarojë se ajo është kancelarja e Gjermanisë. Megjithatë gruaja e moshuar duket se nuk e dëgjon dhe vazhdon të përsërisë: “Fantastike”.

Macron, 40 vjeç, është i martuar me 65-vjeçaren Brigitte, e cila ka qenë dikur mësuesja e tij.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas