Kronika, Kryesore

Video: Baste të paligjshme dhe kokainë: Arrestohet në flagrancë kavajasi

Policia e Kavajës vuri në pranga shtetasin Erti Kadiu. 31-vjeçari akuzohet për organizim bastesh të paligjshme dhe shitje të lëndeve narkotike.

I arrestuari, Erti Kadiu kishte në pronësi një lokal bastesh sportive ku mes të tjerash ai organizonte të tjera baste të paligjshme, por i shfrytëzonte këto ambiente edhe për të shitur kokainë.



Gjatë kontollit në amhjentet e këtij lokali janë sekuestruar 21 doza kokainë, 70 fishekë, një peshore, sasi parash, etj.

NJOFTIMI

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Basti i Fundit”, arrestuan në flagrancë shtetasin E. K, 31 vjeç, banues në Kavajë, pronarë i llotos.

Shërbimet e Policisë Kavajë, ishin në ndjekje të këtij shtetasi, pasi dispononin informacion se ky shtetas në pikën e tij të llotos ushtronte aktivitet të kundraligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe gjatë kontrollit të ushtruar ditën e djeshme në pikën e llotos së këtij shtetasi u gjetën doza lënde narkotike të dyshuar e llojit Kokainë, peshore elektronike, municion luftarak dhe kompjuterë për ushtrim lojërash fati pa leje.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 kompjuterë lojërash fati, 21 doza lënde narkotike e dyshuar Kokainë, 45 fishekë model 56, 15 fishekë model “Parabelium”, 9 fishekë model 54, një sasi në lekë dhe dollarë, peshore elektronike, 6 aparate celularë dhe mjeti tip “Ford”.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe disa dokumente shtetërore të dyshuara të falsifikuara.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas