Kryesore

Video: Balla i shkel syrin presidentes kroate, shihni si e komenton zëdhënësja e PD

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Silvi Bardhi ka nxjerrë një video ku shfaqet kreu i grupit parlamentar Taulant Balla që i shkel syrin presidentes kroate Kolinda Grabar Kitaroviç.

Pasi përfundoi fjalën e saj drejtuar deputetëve dhe shqiptarëve nga parlamenti, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi e udhëhoqi presidenten kroate përmes sallës, duke i prezantuar krerët e grupeve parlamentare.



Fillimisht Kitaroviç u ndal disa sekonda me Edmond Spahon, më pas vijoi me Taulant Ballën dhe më pas tek kreu i PD Basha, e nga LSI takoi kryetaren Monika Kryemadhi dhe Luan Ramën.

Por zëdhënësja e PD ka shkëputur një moment gjatë takimit të presidentes së Kroacisë me Ballën, ku ky i fundit i shkel syrin në shenjë përshëndetje.

“Kur të shkel syrin “Toyota Yaris”, integrimit vëri vizën!”, shkruan Bardhi.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas