Aktualitet, Kryesore

Video: ‘Babi, babi…’, makina e shqiptarit merr përpara njerëzit në stacion

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Athinë, ku një makinë e drejtuar nga një shqiptar u përplas me stacionin e autobusit.

Mjeti goditi një qytetar 50-vjeçar që priste në stacion, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Sipas mediave greke, aksidenti ndodhi në orën 08:20 në lagjen Metamorfozis të kryeqytetit grek.



Automjeti tip “Volkswagen” drejtohej nga një shqiptar, i cili mbeti i plagosur. Lëndime pësoi edhe vajza 9-vjeçare e shqiptarit, e cila ndodhej në makinë dhe nuk kishte vendosur rripin e sigurimit. Ata u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Dëshmitarët në vendngjarje thanë se u plagos lehtë edhe një i moshuar 78-vjeçar, i cili po priste në trotuar.

“U goditëm”, bërtiste vajza shqiptare pas aksidentit teksa e transportuan me urgjencë drejt spitalit.

Sipas një tjeter dëshmitari, vajza thërriste të atin: “Pashë shoferin të përplasur në timon dhe pashë një vajzë të vogël në sediljen e pasme duke bërtitur ‘babi babi’. Kur e pyeta se çfarë ndodhi, më tha ‘babi po më çonte në shkollë'”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas