Sport

Video/ Asensio si Messi, ‘shkatërroi’ Kroacinë me të majtën






               Publikuar në : 16:32 - 12/09/18 |
mapo.al

Marco Asansio është treguar i pamëshirshëm mbrëmë kundër Kroacisë, finalistes së Botërorit të cilën Spanja e mundi me rezultatin e thellë 6-0.


Spanjolli i cili aktivizohet me Real Madrid realizoi dy herë, por golat e tij ishin të një klasi të papërsëritshëm.

Fillimisht në minutën e 33-t Asansio dërgoi rezultatin në 2-0 falë një të majte të thatë.

Pa kaluar as 3 minuta, 22-vjeçari lëshoi ‘perlën’ e radhës.

Një lëvizje tipike si ajo e Arjan Robben dhe më pas një gjuajtje precize bënë që portieri kundërshtar të mos e evitonte dot golin e tretë të Spanjës dhe të dytin personal të Asensio-s.

Ka mjaftuar kjo paraqitje që mediat ndërkombëtare ta konsiderojnë të majtën e Asensio-s si më të mirën pas asaj të Lionel Messi-t.

Futbollisti shtashkurtër ka realizuar edhe herë të tjerë gola të ngjashëm, por problemi më i madh për të mbetet vazhdueshmëria.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas