Aktualitet

Video/ Arkitekti i Teatrit të ri Kombëtar, Bjarke Ingels projektoi Shtëpinë e Vankuverit në Kanada

Arkitekti i njohur, Bjarke Ingels, i cili ka projektuar edhe godinën e Teatrit të ri Kombëtar në Tiranë, ka realizuar projektin e Shtëpisë së Vankuverit në Kanada.
Shtëpia e Vankuverit është pjesë e një faze të re në historinë e Vankuverit, por jashtëzakonisht të suksesshme të politikës urbane. Ajo është pika e hyrjes në qendër të Vankuverit nga Granville Bridge, duke formuar një portë për në qytet.
Ky projekt i realizuar me mjeshtëri nga Ingels, është një hapësirë urbane me përdorim të shumëfishtë. Këto tre komplekse trekëndore përbëhen nga hapësira për zyra, shopping dhe kohë të lirë, të cilat ballafaqohen me sheshe dhe rrugë publike.
Hapësirat shtesë publike i shtohen rrugëve ekzistuese, duke i dhënë lagjes një shumëllojshmëri mjedisesh të hapura dhe të mbuluara në shkallë të ndryshme, për një larmi aktivitetesh.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas