Aktualitet

Video / Ardit Gjebrea rikthehet te shkolla “Kosova”: E pabesueshme se si ka ndryshuar

Ardit Gjebrea mbërriti i pari sot te shkolla Kosova. Jo për të filluar klasën e parë, por për të kujtuar shkollën e tij fillore dhe për të parë se si është transformuar.  “Mora rrugën të vij në shkollën time Kosova ku kam studiuar në katër vitet e mia të para. Mbylla sytë  dhe erdha që të gjeja atë ndërtesën një katëshe  që ishte në formë U-je dhe shikoni se çfarë shikoj.  Është e pabesueshme se si kjo shkollë ka ndryshuar  dhe menjëherë mu kujtua filmi “ritorno al futuro” me ato 30 vitet që do të vijnë më pas do të doja që të studioja. Që të isha fëmijë , por jo tek shkolla një katëshe, te kjo shkollë e cila simbolizon atë që do të vijë 30 vite më pas. Tani ju me efektet speciale më bëni dot bebe  më bëni bebe”, thotë Gjebrea.

Ndërkohë, me urimin për një vit të suksesshëm shkollor, kryebashkiaku Veliaj thekson se pas 3 vitesh punë, janë rikonstruktuar të gjithë shkollat e Tiranës, me mjedise sportive, laboratorë e bibliotekat që nuk ekzistonin në pjesën më të madhe prej tyre. “Pas 3 vitesh punë Tirana ka 4 shkolla të reja. Dhe së shpejti do të fillojë puna për 17 shkollat që do t’i japin fund njëherë e mirë mësimit me dy turne dhe mbipopullimit të klasave. Forca”, siguron kryebashkiaku Veliaj.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas