KMR, Kryesore

Video/ Aligatori i madh del në park dhe kafshon një burrë

Një burrë 35 vjeçar është kafshuar në njërin krah nga një aligator 4 metra në mbrëmjen e të hënës teksa luante golf në një park të Clearwater në Florida.

Forcat zjarrfikëse të Cleaewater kanë raportuar që burri po përpiqej të merrte topin që kishte përfunduar në një pellg në Cliff Stephens Park kur është kafshuar.



35-vjecari është dërguar në Mease Countryside Hospital, për shkak të plagëve sipërfaqësore.

Komisioni për ruajtjen e faunës në Florida ka hapur një hetim për ngjarjen.

Në video duken në aksion gjahtarët e autorizuar, të cilët të njoftuar nga autoritetet po përpiqeshin të kapnin kafshën.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas