Kronika, Kryesore

Video: Aksion në Portin e Durrësit, shihni si duan të largohen shqiptarët

Shërbimet e Policisë Kufitare të Portit Durrës në zbatim të masave shtesë për intensifikimin e kontrolleve, me qëllim parandalimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë, në sheshin e eksporteve kanë gjetur të fshehur poshtë kamionit dy shtetas shqiptarë, me qëllim për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin drejt Italisë:

• Z.GJ., 39 vjeç, banues në Lezhë , i dënuar më parë në Belgjikë për trafikim të lëndëve narkotike, si dhe shtetasi E.P., 31 vjeç, banues në Lezhë.



Pas verifikimit të bërë në sistemin TIMS, rezultoi se shtetasi Z.GJ., ishte i deportuar nga shteti belg në datën 18.07.2018, pasi kishte vuajtur atje dënimin me 7 muaj burg, për veprën penale “Kultivim kanabisi”. Shtetasi E.P., ishte i deportuar nga shteti holandez në datën 07.05.2017, pasi kishte tentuar të kalonte kufirin shtetëror Hollandez në mënyrë të paligjshme për të shkuar në Mbretërine e Bashkuar, duke u fshehur poshtë një kamioni.

Në përfundim të dy shtetasit janë ndëshkuar me masë administrative për shmangie të verifikimit kufitar me 20 mijë lekë të reja gjobë secili.

Po gjatë kontrolleve u kap shtetasi Z. C. 17 vjeç, lindur në Shijak, duke kaluar në mënyrë të paligjshme rrethimin e jashtëm me qëllim për të kaluar në tragetin e linjës Durrës-Ancona. Ky shtetas u procedua me gjobë 20 mijë lekë të reja për shmangie të verifikimit kufitar.

Njëkohësisht gjatë kontrollit në sheshin e eksporteve i fshehur poshtë një kamioni u kap shtetasi D. S. 22 vjeç, lindur në Dibër.
Ky shtetas qëndronte i fshehur poshtë kamionit midis gomave, me qëllim për të kaluar me traget drejt Italisë, i cili u procedua për shmangie të verifikimit kufitar me 20 mijë lekë të reja gjobë.

Gjithashtu gjatë kontrollit në vijën e dytë të kamionit me drejtues shtetasin Erion Rucaj, 39 vjeç, banues në Tiranë, u gjet i fshehur në gabinën e kamionit, tek krevati i shoferit, shtetasi G. T. 37 vjeç, lindur ne Kosovë.

Ky shtetas do të kalonte kufirin në menyrë të paligjshme me linjën Durrës Ancona për në Itali, duke paguar shoferin Erion Rucaj me 1 500 euro.
Drejtuesi i kamionit shtetasi Erion Rucaj u arrestua në flagrancë ndërsa shtetasi G. T. u ndëshkua me masë administrative gjobë në masën 20 mijë lekë të reja.

Rreth orës 17:58 gjatë kontrollit të mjetit me drejtues shtetasin Kastriot Gjini, 40 vjeç, banues në Tiranë gjatë kontrollit brenda në kamion u gjet i fshehur shtetasi E. N. 23 vjeç, lindur në Dibër. Ky shtetas do të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme duke u ndihmuar nga shoferi kamionit. Kamioni ishte i plumbosur dhe shoferi kishte prerë litarin dhe e kishte futur brenda nga mushamaja e trajlerit.

Nga kontrolli në sistemin TIMS ky shtetas është kthyer deportiv nga Norvegjia me motivin kapur me qëndrim ilegal në tejkalim të afeteve të qëndrimit dhe punësim ilegal. Dënim me afat 2 vjecar dhënë në Norvegji, dhe për të kaluar në Itali do të paguante 2 500 euro shoferin Kastriot Gjini.
Drejtuesi i kamionit Kastriot Gjini u arrestua në flagrancë ndërsa shtetasi E.N u ndëshkua me masë administrative gjobë në masën 20 mijë lekë të reja.

Po gjatë 24 orëve të fundit nga shërbimet e Policisë Kufitare Durrës u kap shtetësia në kërkim Raida Kollobani (alias Raida Priska) 41 vjeçe, banuese në Tiranë. Pas verifikimeve të kryera rezultoi se kjo shtetase ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjyqësore italiane, për arsye se është dënuar me 10 vjet e 7 muaj e 11 ditë burgim, për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale/grup kriminal për lëndet narkotike”, të parashikuar nga Kodi Penal Italian. Pjesa e mbetur e dënimit është 3 vjet 11 muaj 9 ditë burgim. Ndalimi i saj u bë me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas