Kronika

Video/ Aksidentohet fuoristrada në autostradën Durrës-Tiranë, mrekullia shpëton çiftin me fëmijën




               Publikuar në : 10:10 - 27/08/18 |
mapo.al

Aksidentohet një automjet me familjarë në autostradën Durrës-Tiranë, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.


Aksidenti është regjistruar në afërsi të Maminasit, ku një automjet fuoristradë tip “Benz ML” ka dalë nga rruga e ka përfunduar në kanalin anësor.

Siç shihet edhe nga pamjet e sjella nga dëshmitarët e rastit për “DurrësLajm”, në automjet ndodheshin një çift me fëmijën e tyre të vogël.

Fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime, por nga ngjarja janë regjistruar vetëm dëme materiale.

Pritet mbërritja e uniformave blu në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

 


Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas