Kronika

Video/ Aksidenti në Fier, rrëfimi i shoferit të indinjuar: Rashë në kanal se u tremba nga sirenat e policisë

Një aksident i rëndë i mori jetën një gruaje shtatzënë gjatë ditës së sotme në aksin Fier-Levan, ndërsa 4 të tjerë u plagosën. Një shofer i quajtur Vangjel Prifti duket se është traumatizuar më shumë nga kjo ngjarje, jo për shkak të aksidentit, por të policisë.

Në një rrëfim për “BalkanWeb” , shoferi tregon i indinjuar se ishte duke lëvizur me makinën e tij me targa AA289KP kur ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal për shkak të sirenave të policisë.



Shoferi rrëfen se ishte rreth 2 kilometra larg nga aksidenti, por makina e policisë me sirenat që ishte duke kaluar i është afruar afër dhe ai i trembur ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.

“Nuk e mora vesh se ishte makinë e policisë se ambulancë e cila ishte në krahun tim. Andej nga krahu tjetër ishte e bllokuar. Ai erdhi me sirena të ndezura dhe më erdhi tek këmbët. Unë e lëshova makinën… Ai iku më pas. Ishte me një makinë të madhe si ato të policisë, por nuk e përshkruaj dot. Ishte furgon i madh me sirena te ndezura. Me sirena është edhe makinë e ambulancës, por ajo ishte ngjyrë e policisë. U tremba se më erdhi tek këmbët. Ishte një makinë e zeze, blu e zezë”- tregon shoferi i indinjuar.


PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas