Sociale

Video/ Aksi nacional Klos-Burrel si ‘rrugë lufte’, shoferët: Ecim mes gropave, na rrezikohet jeta

Është trajtuar disa herë problemi i rrugës nacionale Burrel –Klos, por rasti i sotëm është i veçantë pasi ajo ngjan si një rrugë lufte, me gropa dhe me pellgje të mëdha uji.

Teksa kalon mbi këtë rrugë, është e pamundur të mos reagon për përgjegjësit e kësaj situate, të cilët e kanë lënë prej 2 vitesh në këtë gjendje.



Institucionet përgjegjëse heshtin përballë thirrjes së vazhdueshme të banorëve apo drejtuesve të mjeteve për të ndërhyrë.

Pamjet nuk kanë nevojë për koment, pasi kudo ka prani të gropave.

Drejtuesit e mjeteve janë të irrituar me përgjegjësit e rrugës, të cilët sipas tyre e shohin si të parëndësishme lëvizjen e mijëra mjeteve në ditë nga gjithë qarku i Dibrës, por edhe më gjerë.

Apeli i tyre ka rënë në vesh të shurdhër deri tani, e megjithatë ata sërisht kërkojnë që të ndërhyhet sa më parë pasi u rrezikohet jeta për shkak të gjendjes së rrugës.

I gjithë aksi nacional Burrel – Klos është pothuajse i pakalueshëm, sidomos për mjetet e vogla. Prania e gropave kudo e bën qarkullimin të rrezikshëm, dhe burim për aksidente./BW/

RRUGAA
RRRRR
RETER

RR

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas