Auto

Video/ A e kanë acaruar këto super-modele makinash marrëdhënien me Perëndimit dhe Rusisë…?

Nuk janë prototipa europain, as amerikanë, madje as japonez… por disa prej super-makinave të industrisë motorike ruse, që shumë shpejt do të nisin prodhimin në masë.

Kompanitë e prodhimit të automobilave në Rusi kanë kohë që kanë nisur garën e heshtur me rivalet e tyre të Perëndimit.



Pjesë e kësaj gare janë bërë prodhuesit më të famshëm të automobilave rus si: GAZ, ZIL, ZIS, Vollga, Lada etj. Por aktualisht nuk është qëllim prodhimi i një game të gjerë modelesh, por përsosmëria e atyre që shikoni në këtë fotogaleri të shpërndarë së fundi nga “RT”.

Modelet janë luksoze dhe sportive, por disa prej tyre ngjasojnë për nga pamja me prototipat më të mirë të industrive automobilistike të Perëndimit.

Megjithatë industria ruse është angazhuar që të konkurojë me rivalët perëndimor jo vetëm në pamje, por edhe në konsumin e karburantit, kosto madje edhe në shpejtësi.

Disa nga modelet më të famshme do të jenë shumë shpejt edhe ndër automjetet më të shpejta në rrugët dhe autostradat e botës.

Industrialistët rus kanë hedhur fillimisht sytë nga tregu aziatik, ku Kina dhe India duket se do të jenë dhe ‘pstat’ e para të provës për këto super-makina.

Gara ka nisur dhe duket se kompanitë Perëndimore të automobilave përveç garës që kanë mes tyre, do të kenë përball edhe një rival jo pak problematik tani…

<
>
5ab921a515e9f9368f6e8f9b 5ab921a515e9f9368f6e8fa0 5ab921c485600a34b202740f 5abdffde15e9f9381d327475 5ab8e29885600a6da3740232 5ab8ed0c15e9f9686a23589a 5ab8ed2d85600a6f17776519 5ab8eeef15e9f968672cdae4 5ab8f04515e9f968652df14d maxresdefault (1)
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas