Sport

Video: “A do martohesh me mamanë time?” Tifozi i vogël befason Van Persie në konferencën për shtyp

Në konferencën për shtyp të klubit të Feynord, me protagonist sulmuesin holandez Robin Van Persie, tifozi I vogël 4 vjeçar ka befasuar sulmuesin, ndërsa pyet pyet 34-vjeçarin duke i thënë: “A do të martohesh me mamanë time?”

Ky moment ka shkaktuar të qeshura tek të pranishmit në konferencën për shtyp, me Van Persie i cili fillimisht me shaka i tha: “Ouuu, me duhet te heq unazën atëherë…”



Një prej të pranishmëve ndërhyri duke e pyetur tifozin se ku e kishte mamanë, me këtë të fundit që u përgjigj: “Në shtëpi”.

Në fund, për të vijuar me këtë propozim që djaloshi i bëri Van Persie-t një gazetar iu drejtua futbollistit duke i thënë: “Tani le të dëgjojmë përgjigjjen e tij.”Van Persie duke buzëqeshur tha: “Jam i martuar tashmë.”/Mapo.al/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas