Arkiva, Kryesore, Te Vecanta

Video: 10 vjet nga shpërthimi i Gërdecit, ngjarja që tronditi opinionin

Më 15 mars 2008, rreth orës 11.00 të paradites kryeqyteti dhe zonat përreth u tronditën nga një shpërthim i madh.



Askush në fillim nuk e kuptoi se çfarë po ndodhte teksa filluan të duken re tymi në Gërdec, aty ku ishte dhe fabrika e demontimit të armëve.

Kishte ndodhur një nga tragjeditë më të mëdha që tronditën vendin në këto 20 vitet e fundit. Shpërthimi në Gërdec i mori jetën 28 personave, që punonin në këtë fabrikë. U klasifikua si një incident teknologjik, por ende sot pas 10 vjetësh familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi.

10 vjet nga tragjedia e Gërdecit, asnjë zyrtar nuk është më pas hekurave. E gjithë kjo histori po kthehet gjithnjë e më shumë në një rrëfim të harruar, raporton TCH.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas