Kronika

Vëzhgimi/ 10-fishimi i gjobave për celularët, shoferët shqiptarë nuk “tremben”

Shumë drejtues mjetesh përdorin celularin edhe kur janë në timon, madje në rrugë të ngarkuara me trafik, pavarësisht masave të ashpra disiplinore të parashikuiara për këtë vepër në kodin rrugor.

Në një vëzhgim në disa nga akset kryesore të Tiranës, abc news kontatoi se celularin nuk e përdorin vetëm drejtuesit e autoveturave private, por edhe ata të mjeteve të transportit publik.



E njëjta situatë edhe para Minsitrisë së Brendshme.

Policia Rrugore, e cila konstaton raste të tilla, fokusohet te përshëndetjet e të njohurve të tyre, duke krijuar edhe trafik në rrugë.

Sipas ekspertit të sigurise rrugore, Artur Sulçe, 10-fishimi i gjobës për drejtuesit e automjeteve që flasin në celular, i cili po diskutohet si masë, nuk pritet të sjellë rezultatet e kërkuara nga Drejtoria e Policisë Rrugore.

Artur Sulçe: “Me problemet që ka vendi jonë dhe duke parë se kush i ka këto mjete dhe si lëvizin ata njerëz, kam përshtypjen se 10-fishim nuk do ishte ndonjë arritje e madhe veçse të rriste arkën e shtetit. Nëse një njeriu në këto 620 mijë përsona që kanë leje drejtimi do merret merret një fushtaë jo një-ditore.”

Sulçe thekson se para se të shkohet te ashpërsimi i masave administrative për përdorim të celularit në timon, duhet bërë një fushatë sensibilizuese e vazhdueshme.

Artur Sulçe: “Institucioni që e ka për detyrë. Ministria e Transportit, e Arsimit dhe pastaj vijmë të policia. Një komision asdministror që ka kohë që nuk është mbledhur më”.

Ja sa është koha e frenimit kur një përdorues automjeti është duke përdorur celularin.

Artur Sulçe: “Koha e reagimit për një drejtues automjeti shkon në 1, 1.5 dhe 2. 2 kur është natë. Kur ju flisni në telefon kjo kohë trefishohet”.

Gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti, Policia Rrugore në gjithë vendin ka gjobitur 38 mijë drejtuies mjetesh per perdorim celulari, ose 10 mije më shumë se e njëjta periudhë e vitit të shkuar./abcnews

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas