Kryesore, Politika

Vettingu në politikë? Bushati: Është thirrje për një marrëveshje të re Rama-Basha

Analisti Andi Bushati e sheh kërkesën e opozitës për një vetting në politikë, si thirrje për një marrëveshje të re. Në rubrikën “Opinion” në “News24”, Bushati tha se duke parë reagimet e opozitës sa i takon zbatimit të reformës në drejtësi, apo rezultateve të reformave të tjera, të cilat i ka kritikuar, atëherë “është e vështirë të besohet në një vetting në politikë”.

Sipas tij, synimi është në arritjen e një marrëveshje të re Rama-Basha.



“Mbledhjet e opozitës janë një mënyrë për të mos qenë në Parlament, dhe për të bërë atë që ata e quajnë vetting në politikë. Unë këtë vettingun në politikë, nuk e besoj shumë. Tani që thonë se reforma në drejtësi nuk ka patur rezultatet e duhura, por kështu edhe reformat e tjera, si mund të funksionojë vettingu në politikë. Unë mendoj se vettingu për politikën është thirrje për një marrëveshje të re. Është një marrëveshje që opozita mund ta bëjë, ta thërrasë edhe si një fitore, por kur gjithë fitoret e tjera janë kthyer në dështime, atëherë për çfarë duhet kjo”, u shpreh ai.

Teksa ka komentuar situatën brenda PD, ai tha se partia më e madhe opozitare në vend është “katandisur keq”.

“Unë mendoj se PD është katandisur aq keq, sa vendimi i liderit shkon zinxhir. Ata që mund ta kundërshtonin, sot janë jashtë. E vetmja dilemë në PD është: çfarë ndodh nëse ne braktisim partinë, dhe kundërshtarët futen në sistem. Por ketë pyetje duhet ta kishin bërë para se të dilnin të tjerët nga partia. Sot PD ose do bëjë rolin e fasadës, ose do bëjë marrëveshjen e vërtetë”, u shpreh Andi Bushati.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas