Aktualitet, Kryesore

Vetting-u “djeg” prokuroren e Apelit Shkodër, Besa Nikehasani

Problemet me pasurinë nxorën jashtë radhëve të sistemit të drejtësisë, Besa Nikëhasanin. Prokurorja e Apelit Shkodër u shkarkua nga detyra me vendim të formës së prerë nga Kolegji i Posacëm i Apelimit.

Vendimi u mor nga trupa gjykuese, që kryesohej nga Sokol Como, pas mbledhjes së gjatë në dhomën e këshillimit.



Nikëhasani u vetua me përparësi, për shkak se kandidonte për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, por nuk ia doli të kalonte me sukses filtrin e trefishtë të kontrollit.

Nga hetimi administrativ rezultoi se subjekti nuk justifikonte dot pasurinë dhe kishte mungesë të të ardhurave të ligjshme.

Nikëhasani e kundërshtoi ashpër vendimin dhe hapi i asaj i radhës, ishte përballja me Kolegjin, betejë të cilën e ka humbur tashmë. Shkarkimi i Nikëhasanit, fut në ngërc krijimin e institucionit të ri të KPL, kjo për faktin se nga katër kandidatë, tre janë shkarkuar.

Luan Kaloci, ishte i vetmi kandidat për KLP nga prokuroria e Apelit Tiranë.

Nëse vendimi për shkarkimin e tij, mbetet në fuqi edhe në Kolegjin e Posacëm të Apelimit, atëherë prokuroria e Përgjithshme duhet të rihapë garën dhe të ftojë prokurorët të kandidojnë për një vend në institucionin e ri që pritet të krijohet në kuadër të reformës në drejtësi.

Edhe Bujar Hoti, prokuror në Apelin e Durrësit, nuk e kaloi proviomin e vettingut, për shkak të probleme me pasurinë.  I vetmi kandidat i konfirmuar në detyrë, është prokurori Arben Dollapaj.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas