Kryesore

Veting për politikanët? Rama: Jam gati të ulem me Lulin e ta nisim me libër shtëpie

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të Asamblesë së PS-së ka folur dhe në lidhje me propozimin e kreut demokrat Lulzim Basha për vetingun në radhët e politikanëve.

Rama tha se ai është dakord që ky proces të nisë që nesër, me kushtin e vetëm që Vetingu në sistemin gjyqësor të vijojë.



Rama tha më tej se ai ka udhëzuar deputetët dhe sekretarin e kryeministrisë Agaçi që të nisin nga puna me kolegët e tyre demokratë.

“Kanë vrarë, kanë grabitur, nuk u ka hyrë gjemb në këmbë. Përtej kësaj unë them që çdo instrument i ri, i mundshëm, që bën transparencë për mua të parin, gruan time, tokat e gruas sime, pallatin e gruas sime, tenderat e baxhanakut tim, kunatin, fëmijët e mi është një instrument që mund të na vlejë. Në këtë sallë mendojnë që baxhanaku im ka marrë miliona, si sqarohet kjo tani, apo duke e lënë qeverisjen e duke u mbledhur në zyra e duke bërë komunikatat çdo orë për gomarllëqe që nxjerr nga goja PD, apo çizmja e PD që nxjerr nga qafa e këpucës., Kush e vë dorë në zjarr që baxhanaku im s’ka marrë 15 mln euro, mbase Taulanti, atëherë si bëhet? Kush e vë dorën në zjarr që gruaja ime nuk ka ndërtuar pallat, apo që sarajet e mia nuk janë arsyeja që kam aq shumë miqësi më sulltanët. Shyqyr që u kandis Luli ta bëjë këtë punë, jam gati, çështja është që të mos jetë e lidhur me reformën në drejtësi që të kthejë mbrapsht këtë reformë”.

“Ai vetingu tjetër do të vazhdojë dhe nuk do të ndalet për hatër të këtij të riut që do të nisë në politikë.  E kam shumë seriozisht, kam ngarkuar zotin Taulant Balla të komunikojë me zotin Spaho, Don Agaçion e kam udhëzuar që të komunikojë me Oerd Bylykbashin dhe Ulsi Manja është gati që të nisë nga puna. Jam gati që të ulem që nesër me Lulzim Bashën, ai do thojë fillimisht që nuk ulem se kështu e ka”, u shpreh Rama.

“Po ta bëjmë me libë shpie. Se si bënë me libër shpie politikën me libër shpie do i ndajmë të gjitha kush e ka librin me faqe që mungojnë të fusi librin në sqetull edhe të qepi gojën”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas