Sport

Vettel kthen Ferrarin fitues në Kanada pas 17 vjetësh




               Publikuar në : 22:03 - 09/06/18 |
mapo.al

Ferrari rikthehet në Pole Position në Çmimin e Madh të Kanadasë, me Sebastian Vettel që vendosi edhe rekordin e ri të pistës. Hamilton do të niset nga vendi i katërt.


Në një fundjavë të dominuar nga Verstappen dhe Red Bull, Vettel nxorri më të mirën e tij, në provat kualifikuese, duke e kthyer Ferrarin në pole position, pas dy garash mungesë.

Ishte një garë e fortë mes 6 pilotëve që udhëheqin Botërorin, të cilët u ndanë nga njëri tjetrin me të mijëtat e sekondës.

Vettel gjeti ritmin e duhur me gomat hypersoft, duke vendosur një kohë rekord për pistën me 1.10.764.

Me më pak se 1 të dhjetën Bottas mori vendin e dytë në nisje, ndërsa në vendin e tretë u rendit Verstappen.

Koha e katërt me e mirë u arrit nga Hamilton me 1.10.996. Pas kampionit të botës në fuqi u renditën Raikkonen dhe Ricciardo.

Ferrari nuk fitonte një pole position në Çmimin e Madh të Kanadasë që prej vitit 2001.

‘Makina ishte fantastike sot. Falenderoj skuadrën për mundësinë që më dha’, deklaroi Vettel pas përfundimit të kualifikuesve.


Etiketa: , , ,

loading...

loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas