Shëndeti

Vetitë kuruese të kombinimit të çokollatës së zezë dhe bajameve

Kombinimi i bajameve, çokollatës së zezë dhe kakaos mund të zvogëlojë një faktor shumë të rrezikshëm për sëmundjet koronare të zemrës, shkruan Health.com

 



 

Studimi i ri zbuloi se kombinimi i bajameve të papërpunuara, çokollatës së errët dhe kakaos redukton ul nivelin e kolesterolit të keq në gjak.

“Është e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë kontekstin. Mesazhi nuk është që njerëzit duhet të hanë shumë çokollata dhe bajame për të ulur nivelin e koleterolit të keq në gjak,”-tha Penny Kris-Etherton, që drejton studimin. “Njeëzve u lejohet që të marrin rreth 270 kalori në ditë dhe kur ushqimet si bajame, çokollatë e zezë dhe kakao konsumohen së bashku si një ushqim ata u japin përfitime shëndetësore ndryshe nga ushqimet e tjera.”

Studimi i realizuar tek 31 njerëz tregoi se kur pjesëmarrësit konsumuan vetëm bajame kolesteroli u ul me 7% në krahasim me periudhën kur nuk konsumuan asnjë nga ushqimet. Kombinimi i bajameve me çokollatë të zezë dhe kakao reduktoi në masë LDL që është faktor rreziku për për sëmundjen kardiovaskulare, tha Kris-Etherton.

(BalkanWeb)

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas