Kryesore, Politika

Vetingu në politikë/ Salianji përplaset me Spiropalin: S’ka trajtim preferencial

Vetting-u në politikë ishte tema e diskutimit të emisionit “Open” me gazetaren Eni Vasili, mbrëmjen e së hënës, në Top Channel.

Zëdhënësja e grupit parlamentar të PS, Elisa Spiropali se opozita kërkon që politika t’i bëj veting politikës çka është e pakuptimtë sipas saj. Spiropali theksoi se vetingun e plotë do ta bëjnë institucionet e reja në sistemin e drejtësisë.



“Nuk po dim dhe ne kujt t’i themi po dhe për çfarë të themi jo deri në momentin që ajo që kemi përpara nuk është një projektligj por është një nisëm e hamendësuar kushtetuese për të bërë autoveting ose një vetveting. Pra një veting të politikës për politikën. Ajo për të cilën biem dakort por që ne e kemi çuar edhe më tej dakordësinë duke miratuar reformën më radikale në sistemin e drejtësisë dhe shkëputjen përfundimtare të drejtësisë nga politika. Për herë të parë pas vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve ne do të kemi dy institucione shumë të rëndësishme që është Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Byroja Kombëtare e Hetimit.”, tha Spiropali.

Ndërkohë për drejtuesin e grupit të punës për vetingun në Politikë, Ervin Salianji vetingu do të bëhet nga një grup i pavarur profesionistësh pa lidhje me politikën.

“Vetingun do ta bëj një komision i pavarur. Në këtë vend ka njerëz me integritet nuk është se është tharë Shqipëria nga njerëz të tillë. Me kritere të theksuara jo vetëm profesionale por edhe në lidhje me integritetin e tyre, të cilët do të kontrollojnë politikanët lidhur mbi bazën e fakteve dhe provave. Nuk mund të ketë më trajtim preferencial për politikanët”, sqaroi Salianji.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas